1. Raporti shkrimtar - lexues
Për një shkri akademik nuk janë të mjaftueshme vetëm njohuritë e thella, por është shumë e rëndësishme edhe që lidhja me dëgjuesin të mbahet gjallë duke organizuar dhe paraqitur në mënyrë efektive atë që dini në fletën e bardhë. Shkrimtarët duhet të kenë parasysh që ato shkruajnë për një audiencë dhe jo vetëm për veten. Ata nuk shkruajnë në situata izolimi porn ë kontekste shoqërore komplekse njerëzish dhe qëllimesh. Një shkrimtari i duhet që të përshtasë mesazhin e tij në mënyrë që të arrijë qëllime të ndryshme me lexues të ndryshëm. Edhe nnë rastet kur jep të njëjtin informacion, shkrimtari duhet të ndryshojë fjalorin, strukturën e fjalive, strategjinë organizative, si edhe faktet mbështetëse në mënyrë që punimi të plotësojë kërkesat e lexuesve.
Lidhja e shkrimtarit me audiencën forcohet nëpërmjet cilësisë së shkrimit: sa më i qartë të jetë qëllimi, sa më e mirëorganizuar të jetë struktura, sa më i hapur të tregohet shkrimtari ndaj ideve të ndryshme, sa më i gatshëm për t’iu përgjigjur kundërargumentave, si edhe sa më formal dhe bindës të jetë toni i tij gjatë shkrimit, aq më i suksesshëm do të jetë ai. Pra kini gjithnjë parasysh praninë e lexuesit kur shkruani, sepse ajo do të përcaktojë zgjedhjen tuaj të fjalëve, shembujve e detajeve. Kur mendoni për audiencën kini parasysh aftësitë e tyre gjuhësore dhe mendore, njohuritë e tyre dhe marrëdhëniet që ka shkrimtari me lexuesit. Aftësitë gjuhësore dhe mendore varen nga mosha, shkollimi dhe inteligjenca. Në bazë të këtyre faktorë, shkrimtari do të përcaktojë gjatësinë e fjalive të veta si dhe fjalorin që do të përdorë.
Indeksi i mjegullës hartuar nga Robert Gunning ndihmon për të përcaktuar vështirësitë e një shkrimi.
Indeksi i mjegullës
1. Merrni një tekst çfarëdo prej rreth 100 fjalësh, që të përfundojë me fundin e një fjalie.
2. Numëroni numrin e fjalive dhe pjestoni numrin e saktë të fjalëve me numrin e fjalive për të nxjerrur numrin mesatar të fjalëve në një fjali. (NMF)
3. Gjeni numrin e fjalëve të gjata. (NMGj)
4. Bëni këtë llogaritje:
Indeksi i mjegullës = (NMF + NMGj) x 0.4
Duke përdorur këtë formulë nxjerrim shifrën që përcakton nivelin e lexuesit. Rezultatet janë:
5 à shumë e lehtë
10 à disi e vështirë
15 à e vështirë
20 à shumë e vështirë
Sipas këtij modeli një 15 vjeçar mund të lexojë shkrime që e kanë indeksin 10, ndërsa indeksi i një student në universitet është 14-16. (shih Seely: 89-93)