1. Fazat në të cilat kalon proçesi akademik.
Të shkruarit akademik ndryshon nga shkrimet e tjera si ato personale, letrare, gazetareske apo biznesi dhe kjo shpjegohet pjesërisht nga qëllimi dhe mënyra e të shkruarit. Të shkruarit kërkon zgjedhjen e fjalëve dhe struktura të rregullta gramatikore. Toni i një shkrimi mund të jetë serioz, personal, jopersonal. Ai duhet të jetë sa më objektiv. Proçesi I të shkruarit akademik kalon nëpër katër faza kryesore:
1.1 Parashkrimi
Kjo fazë fillon me zgjedhjen dhe ngushtimin e një teme. Nëse bëhët fjalë për një temë specifike, ajo çka trajtohet është e kufizuar, ndërsa nëse është një temë paronamike (temë e përgjithshme dhe e gjërë) subjekti duhet ngushtuar. “Kjo mundëson thellimin në një a dy probleme, duke shmangur trajtimin sipërfaqësor të shumë çështjeve”.1 Ngushtimi i temës drejt një teme specifike bëhet me qëllim që të shkruhet në mënyrë më të qartë dhe të plotë.
Shembull:
Tema e përgjithshme: “Kontributi i gjuhëtarëve shqiptarë”
Tema specifike: “Kontributi i Nobert Joklit në gjuhësinë shqiptare”
Tema shumë specifike: “kontributi i Nobert Joklit në fushën e albanologjisë”
Model për specifikimin e një teme të përgjithshme
Media dhe problemet (tema bosht)
Përdorimi i fjalëve të huaja në media (tema specifike)
Përdorimi i fjalëve të huaja në median vizive (tema më specifike)
Përdorimi i fjalëve të huaja në edicionet e lajmeve (temë shumë specifike)
Pas zgjedhjes së temës dhe ngushtimit, hapi tjetër në këtë fazë është lindja e ideve. Kjo realizohet përmes një procesi të quajtur Brainstorming (përkthehet “stuhi truri” - është një teknikë që u kërkon studentëve të mendojnë rreth një çështjeje pa u shqetësuar për idetë që u lindin), i cili lejon të shkruhet më shpejt dhe kursen kohë në fazat e mëvonshme të procesit të të shkruarit.
Tri janë teknikat më të dobishme për të nxjerrë idetë kryesore (për brainstorming):
a) Listimi / është një teknikë përmes së cilës mendohet për temën dhe bëhet një listë me fjalë ose shprehje që vijnë në mendje. Qëllimi i saj është të prodhohen sa më shumë ide në një kohë të shkurtër.
b) Shkrimi i lirë / është një aktivitet, në të cilin shkruhet në mënyrë të lirë rreth një teme. Duke shkruar një ide lindin ide të tjera. Ka të bëjë me prodhimin e sa më shumë ideve pa u kushtëzuar nga rregullsitë gramatikore, logjike apo organizimit të saktë. Sa më shumë të shkruhet në mënyrë të lirë aq më shumë ide do të lindin.
c) Kllaster (përkthehet “harta e mendimeve” - nxit studentët të mendojnë lirshëm dhe hapur rreth një çështjeje) / është një tjetër teknikë që mund të përdoret për të prodhuar ide. Në qendër shkruhet tema, pastaj ide pas idesh të lidhura zinxhir.
Model i teknikave brainstorming
Tema: Përdorimi i fjalëve të huaja në edicionet e lajmeve
a) Listimi
Në edicionet e lajmeve përdoren:
- Anglicizma
- Italianizma
Fjalët e huaja përdoren kryesisht nga politikanet dhe gazetarët.
b) Shkrimi i lirë
Në median vizive dëgjomë gjithnjë e më shumë fjalë të huaja, sidomos në edicionet e lajmeve. Këto fjalë dëgjohen kryesisht në fjalimet e politikanëve dhe për rrjedhojë edhe tek gazetarët që përmbledhin ligjeratat e tyre. Si mund t’i shmangim? Me të vërtetë nuk kemi fjalë shqipe që t’i zëvendësojmë?
c) Kllasterizimi
1. Përdorimi i fjalëve të huaja në edicionet e lajmeve
2. Ndikimi i përdorimit të fjalëve të huaja tek dëgjuesit
3. Fjalë të huaja që duhen zëvëndësuar
3.1. Anglicizma
3.2. italianizma
1.2 Planifikimi
Faza e dytë është planifikimi (vendosja e një rregulli mbi shënimet e bëra gjatë listimit, shkrimit të lirë dhe kllasterit duke i analizuar ato). Idetë e organizuara në një skicë kllasteri bëjnë që ato të paraqiten në çështje dhe nënçështje mbi të cilat planifikohet të shkruhet në fazat e mëvonshme të punës krijuese. “Nuk mund të shkruajmë për diçka pa pasur një tërësi të dhënash, të cilat do të bëhen object analize”.
Detyrë parësore në këtë fazë të shkruari është leximi i sa më shumë shkrimeve rreth kësaj teme, për disa arsye:
- Të mos biem në plagjiaturë (“koherenca” ka të bëjë me organizimin logjik të tekstit, me mënyrën se si gjykimet dhe arsyetimet lidhen mes tyre).
- Të kemi sa më shumë informacione që të mos biem në përsëritje.
- Skedimi i literaturës ndihmon në një shkrim më të mirë të temës.
1.3 Shkrimi dhe rishkrimi
a) Shkrimi i dorës së parë
Pasi është bërë leximi i literaturës përkatëse për temën dhe skedimi i materialeve fillohet hartimi i dorëshkrimit (drafti i parë).
Punimi duhet të ketë strukturën bazë me një hyrje, zhvillim dhe përfundim.
- Fillimisht shkruhet fjalia bazë.
- Duhet lënë hapësirë në të dy anët e letrës që të vendosen shënime kur të lexohet punimi.
- Shkruhen paragrafët sipas planifikimit, ku idetë janë të ndara në çështje dhe nënçështje. Qëllimi kryesor është që të jepet sa më shumë informacion.
b) Rishkrimi i përmbajtjes dhe i organizimit
Rishkrimi bëhet për të përmirësuar shkrimin. Punimi kontrollohet nga ana e përmbajtjes dhe organizimit, duke përfshirë unitetin, koherencën dhe logjikën.
Gjatë kësaj faze duhet:
- Të shtohen ose të hiqen fjalë duke synuar që mendimet të paraqiten në mënyrë të qartë, me efikasitet dhe në një formë interesante.
- Gjatë rishikimit të parë duhet të korrigjohet vetëm përmbajtja dhe organizimi.
- Të lexohen paragrafët me kujdes. Të vendosen shënime në hapësirat boshe për pjesët që duhen përmirësuar.
- Të shihet logjika ee përgjithshme dhe koherenca. Idetë e shkruara duhet të kuptohen me lehtësi nga lexuesi.
- Paragrafi duhet të ketë një fjali bazë dhe kjo fjali të ketë një fokus qendror.
- Të shihet uniteti. Të hiqen fjalitë që nuk e mbështesin fjalinë bazë.
- Fjalia bazë është e zhvilluar me detaje mbështetëse të mjaftueshme. Secili paragraf duhet t’i japë lexuesit informacionin e mjaftueshëm për të kuptuar idenë kryesore.
- Përdorimi i shenjave për të bërë ndryshime.
- Të shihet nëse paragrafi ka fjalinë mbyllëse.
- Rishikimi i paragrafit duke marrë parasysh të gjitha shënimet e bëra gjatë leximit të parë.
Kështu, përftohet drafti i dytë.
c) Shkrimi i dorës së dytë
Hapi tjetër është korrigjimi nga ana gramatikore, e strukturës dhe pikësimit.
Gjatë kësaj faze duhet:
- Kontrolli i secilës fjali për saktësinë dhe plotësinë, nuk duhet të ketë fjali pa kuptim.
- Kontrolli i fjalive për përdorim të saktë të kohëve të foljeve.
- Kontrolli i shenjave të pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe, etj…
- Përfitimi i larmisë leksikore (zëvendësimi ose perifrazimi i fjalëve që përsëriten).
d) Redaktimi i shkrimit të dytë
Kjo fazë është mirë të realizohet pas një periudhe pushimi, në mënyrë që shkrimi të shihet me objektivitet. Ao ka të bëjë me anën e përmbajtjes dhe anën gjuhësore të një shkrimi.
Punimi duhet të shihet në tërësinë e tij:
- A trajtohet tema me një fillim, zhvillim dhe përfundim?
- A është shkrimi i kuptueshëm për lexuesin?
- A ka rrjedhë logjike dhe kronologjike?
- A ka përsëritje fjalësh apo idesh?
- A e paraqet mbyllja synimin e autorit, të parashtruar në paragrafin hyrës?
e) Korrektimi
Korrektimi ka të bëjë me përcaktimin e formave të sakta drejtshkrimore dhe gramatikore, si edhe njësimin e trajtave të ndryshme grafike që janë paraqitur në tekst (citime, skema, bibliografi etj.).
1.1 Shkrimi përfundimtar
Së pari, duhet të shihet realizimi i të gjitha ndryshimeve të shënuara në draftin e dytë. Pas rileximit të kopjes përfundimtare ende mund të bëhet ndonjë ndryshim. Duke qënë një proces i vazhdueshëm, të shkruarit i nënshtrohet përshtatjeve deri në formën përfundimtare.
Kontrolli përfundimtar që i duhet bërë punimit ka të bëjë me:
- Strukturën e fjalisë
- Koherencën
- Gramatikën
- Fjalorin