1. Qëllimi i shkrimeve akademike
Shkrimet akademike janë ato shkrime të stilit akademik, të cilat studentët dhe pedagogët përdorin gjatë jetës së tyre akademike. Shkrimet akademike përdoren për qëllime të ndryshme.
Qëllimet kryesore të të shkruarit janë tre:
· Ekspresiv / shpreh ndjenjat dhe emocionet.
· Ekspozues / informon, analizon, shpjegon një koncept, një fenomen, një ngjarje apo një proçes.
· Persuaziv (bindës) / përdor faktet dhe argumentat për të arritur bindjen dhe mbështetjen e lexuesve.
Ekspresiviteti nuk është tipar i shkrimeve akademike, pasi ai synon shprehjen e ndjenjave dhe dhe emocioneve të shkrimtarëve. Ndërsa ekspozimi dhe bindja janë qëllimet kryesore të shkrimeve akademike.
Përmbledhtazi, mund të themi që shkrimet akademike kanë si qëllim të informojnë, të analizojnë, të interpretojnë dhe të shpjegojnë një koncept, një fenomen, një ngjarje apo një proces akademik. Në raste të caktuara këto zhvillohen me qëllimin final të bindjes së lexuesit se shkrimtari ka të drejtë dhe bindja se ai/ajo ka të drejtë do të nxisë reagimet e lexuesve (shih HarbraceCollege Handebook, 1990: 360-1).