1. Koha e shkrimit të një punimi
Për të vendosur gjatësinë më optimale të shkrimit, duhet të merren parasysh dy faktorë kryesorë:
· Koha që zakonisht duhet për të hyrë në një punë krijuese.
· Koha që vihet në dispozicion për të përfituar një krijim të qartë e të kuptueshëm.
Gjatë shqyrtimit të faktorit të parë duhet shmangur të shkruarit e listuar, që është shumë i shkurtër. Ndërsa lidhur me faktorin e dytë duhen shmangur shkrimet shumë të gjata.
Shkrimet e shkurtra mund të jenë joprodhimtare, por nëse organizohen mirë mund të formojnë strategji shkrimi të integruar.
Në mënyrë të ngjashme, fazat e zgjatura mund të jenë joprodhimtare nëse ndërmerren pa strategji të nevojshme. Përkundrazi, periudhat e planifikuara të të shkruarit në mënyrë intensive, mund të ushqejnë, zhvillojnë, plotësojnë ose të mbështesin detyrën thelbësore të shkrimit.
Shkrime të shkurtra joprodhimtare ndodhin kur:
Shkrime të gjata joprodhimtare ndodhin kur:

- bëhen ndryshime jodomethënëse në diçka tashmë të shkruar, ndoshta për shkak të mungesës së besimit për atë që është shprehur.
- bëhet një shkrim i shkurtër, i cili nuk integrohet apo punohet.
- identifikohet thelbi i një ideje të rëndësishme, por nuk rishihet.
Shkrime të gjata joprodhimtare ndodhin kur:
- bëhen shtjellime të zgjatura, në të cilat mungon një strukturim dhe reflektim i qartë.
- shkruhet pa një skicim të përcaktuar idesh.
- prodhohen tekste të mëdha pa u këshilluar me të tjerë.
- shkruhen brenda një kuadri ngushtësisht të përcaktuar, pa ditur si zgjerohet argumenti.